KEK-u formon komision për hetimin e vdekjes së Salihut

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 13:47 | Nga

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një komunikate i ka shprehur ngushëllime familjes së F.Salihut që vdiq mbrëmë në vendin e punës.

Përmes kësaj komunikate KEK ka dhënë detaje për vdekjen e tij. Sipas njoftimit të KEK-ut në afërsi të kazantorës së “Bllokut A4”, aksidentalisht për shkaqe të panjohura për momentin ka rënë nga lartësia edhe ka humbur jetën.

Sipas KEK-ut, për këtë raste është formuar komisioni profesional për hetimin e hulumtimit e rastit.

Njoftimi i KEK-ut:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se mbrëmë pas mesnatë (02.02.2018) në vendin e punës, aksidentalisht ka humbur jetën një nga punëtorët me të devotshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Tekniku i inxhinierisë, Fehmi Salihu, ka punuar në Korporatë prej shumë vitesh dhe ka qenë një nga punëtorët më të dalluar për përkushtim, përgjegjësi dhe disiplinë në punë. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve, menaxhmentin dhe gjithë punëtorët e korporatës.

I ndjeri, mbrëmë ishte në orarin e punës në ndërrimin e tretë në Termocentralin “Kosova A” ku gjatë kohës sa ishte duke kryer punën e tij, konkretisht në afërsi të kazantorës së “Bllokut A4”, aksidentalisht për shkaqe të panjohura për momentin ka rënë nga lartësia edhe ka humbur jetën.

Menjëherë kolegët e tij, kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për këtë raste është formu komisioni profesional për hetimin e hulumtimit të shkakut dhe burimit të fatkeqësisë dhe në momentin që kemi informata të tjera rreth rastit do të njoftoheni.

I ndjeri, Fehmi Salihu i lindur me 10.09.1961   ka qenë i martuar dhe mbrapa vete ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

Me rastin e vdekjes së kolegut tonë Fehmi Salihu, Drejtori Menaxhues, gjithë menaxhmenti dhe punëtorët e KEK-ut, u shprehin ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve dhe kolegëve të ndjerit.

Me respekt,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme