Kelmendi: Dikujt po i pengon miqësia me Turqinë

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 13:38 | Nga

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj heqjes së flamujve Turk në qytetin e Prizrenit.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar se ky akt është i ulët dhe dëmton miqësinë me shtetin turk.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Largimi i flamurit të turk, rrjedh nga të ushqyerit në kuzhinat sllavo-komuniste

Ky akt barbarë i disa përsonave në Prizren, tregon qartë se në Kosovë dikujt ende po i pengon vëllazëria shqiptaro-turke e dëshmuar në 500 vitet e kaluara ( me një ndërprerje rreth një shekulli) në periudhën komuniste.

Vllazëri kjo që është rimëkëmbur përsëri në këtë shekull, dhe dëshmuar edhe në nivelin praktik dhe politik nga zyrtarët e lartë të Republikës së Turqisë në krye me Presidentin Erdogan.

Sulmi ndaj flamurit turk, dëshmon qartë urrejtjen ndërfetare dhe ndërkombëtare nga disa përsona të cilët janë të ushqyer nga kuzhinat sllavo-komuniste, dhe atë ushqim ja kanë përcjellur fëmijëve të tyre.

Edhe pse këta janë pak në numër, por këta në vazhdimësi po e terrorizojnë popullatën shumicë të këtij vendi në forma të ndryshme edhe përmes ofendimeve dhe kërcënimeve në rrjetet sociale apo debatet e ndryshme.

Kërcënimet, ofendimet dhe barbarizmat e tyre, nuk do të na ndalin neve që të punojmë për një Kosovë ku sundon drejtësia, liria dhe toleranca ndërfetare, për një Kosovë që na e lanë amanet Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Adem Jashari dhe shumë burra të tjerë, që luftuan dhe e dhanë jetën e tyre.

Gëzim Kelmendi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme