Kelmendi i reagon politikanëve për festimin e vitit të ri

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Gëzim Kelmendi nga partia FJALA ka reaguar ndaj politikanëve të cilët po festojnë vitin e ri, ai gjithashtu ka kritikuar këta të fundit duke thënë se nuk duhet të festojnë me parat e qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë gjeni fjalimin e plotë të kryetarit të FJALË-s.

O politikan, “vitin e ri” festoni te shtëpia nëse doni, respektoni popullin dhe shtetin e Kosovës

O politikan dhe ju udhëheqës të institucioneve të nivelit qëndror dhe lokal, vitin e ri festoni te shtëpia nëse doni, e jo me paratë e qytetarëve të Kosovës (96% musliman) të bëni çka të doni.

Me çfarë të drejte fëmijëve musliman ia dërgoni babadimrin dhe dhuratat e vitit të ri në shkolla?
Me çfarë të drejte me paratë e popullit musliman (96%) i stolisni qytetet për vitin e ri?

Viti i ri nuk është festë Islame.

Populli i Kosovës gëzon me shekuj bashkëjetesë dhe tolerancë ndërfetare, por kjo nuk don të thotë që ju muslimanëve të Kosovës të ia keqpërdorni paratë, të ia stolisni qytetet, të ia dërgoni babadimrin nëpër shtëpi dhe shkolla në emër të vitit të ri.
Ju jo vetëm që nuk i respektoni muslimanët e Kosovës, por edhe laicitetin po e shkelni nëpër shkolla dhe institucione.

Se sa jeni hipokrit tregon vrasja e djeshme e policit hero të Kosovës në Istog.
Ju e vajtoni dhe poezi i thurrni policit të vrarë, por paga juaj është 6 herë më e madhe se paga e policëve të Kosovës.
Ju jeni bërë milionera, e qytetarëve i stolisni bredha me paret e tyre.
Ju nuk ngopeni në luksin e juaj, ndërsa policëve, mjekëve, mësimdhënësve dhe të tjerëve iu keni caktuar paga nënçmuese.
Rinisë ia keni shkatërruar ardhmërinë, qytetarët i keni izoluar, tokën e Kosovës vendeve fqinjë ia keni dhuruar.

Turp për juve.

Kryetari Dr.Gëzim Kelmendi

Të ngjashme