Kelmendi: Ky s’është menaxhim i pandemisë, ky është masakrim, masa-krim, krim

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Rritja enorme e rasteve të reja të infektimit me COVID-19 dhe vdekja e pesë personave brenda 24 orëve të fundit, ka nxitur reagimin e gazetarit kosovar, Adriatik Kelmendi.

Kelmendi thotë se ky është një rekord i zi dhe se situata s’ka të bëjë me menaxhimin.

Sipas tij gjendja aktuale është “Masa-krim” dhe Krim.

“5 të vdekur dhe 1765 raste të reja me koronavirus. Rekord i ri i zi.

Ky nuk është menaxhim i pandemisë, ky është masakrim. Masa-krim. Krim.”, ka shkruar Kelmendi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga afro 10 mijë testime, pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 762 persona dhe pesë kanë vdekur.

Qeveria ndërkohë është duke mbajtur mbledhje urgjente dhe me shumë gjasë priten masa të reja shtrënguese.

Të ngjashme