Kelmendi për bursën “Chevening”: Një ndër përvojat më të mira jetësore

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 18:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra e Informimit dhe Kulturës së BE-së (EUICC), në bashkëpunim me “Chevening Alumni Kosovo” kanë mbajtur diskutim me gazetarin Adriatik Kelmendin, përfitues i kësaj burse, raporton Ekonomia Online.

Gazetari Adriatik Kelmendi tha se bursa “Chevening” ka qenë njëra ndër përvojat më të mira jetësore të tij. Ai e konsideroi si një nga bursat më cilësore e cila i ka dhënë shumë përparësi dhe mundësi gjatë studimeve që i janë dhënë falë kësaj burse.

“Bursa ‘Chevening’ ka qenë një nga bursat më cilësore që janë dhënë në Kosovë. Jam gjenerata e tretë dhe kam qenë i suksesshëm që herën e parë, por kam studiuar se si dhe çka kjo kërkon”, tha Kelmendi, duke i porositur studentët e interesuar të përfitojnë nga kjo bursë që krahas studimeve të kenë dëshmi të përpjekjeve, interesimit apo që të jenë duke punuar në sektorë të caktuar.

“Me krenari e them, është një ndër skemat e bursave që janë dhënë në Kosovë, ku njerëzit që kanë marrë janë kthyer dhe kanë dhënë në profesionet e tyre. Pra është kthyer investimi”, tha ai.

Kelmendi ka rrëfyer përvojat e tij të para si gazetar në “Koha Ditore”. Ai tha se në kohën e bombardimeve nuk ishte ushtar, ku mund të tregonte aftësitë e tij fizike, por ai kontributin e tij e dha me shkrime.

Të ngjashme