Kelmendi priti në takim ambasadorin e Malit të Zi

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 14:55 | Nga

Zëvendëskryeministri , Ramiz Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha.

Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi në mes të dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria e vazhdimit të bashkëpunimit fqinjësor të dy vendeve.

Kelmendi ka kërkuar me këtë rast intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, në veçanti rritjen e prezencës së bizneseve kosovare në Malin e Zi, transmeton EkonomiaOnline

Ambasadori Dinosha theksoi përkushtimin e tij dhe të Malit të Zi për të avancuar edhe më tutje perspektivën euroatlantike të rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme