Kelmendi: Të lirohet sa më shpejt Nehat Thaçi

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 16:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Gëzim Kelmendi, ka folur për kërkesën e tij për seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, i cili ditë më parë është arrestuar në Serbi në akuzën për terrorizëm.

“Në kërkesën time kam propozuar që në fund të këtij debati të dalim me një rezulutë me rekomandime. Si propozues ndjej një obligim moral që brenda kësaj rezolute të propozoj një rekomandim. Propozoj që rekomandimi i parë të jetë ndërprerja e menjëhershme e dialogut në Bruksel”.

Kjo kërkesë e tij, bëri që deputetët e tjerë të reagojnë, por Kelmendi ia ktheu kështu: “ Sot me 11 tetor, Ministri i Energjisë dhe i Minierave në Serbi ka kërkuar ndërprerjen e dialogut për shkak të miratimit të ligjit për Trepçën. Ne kemi shumë më shumë arsye ta ndërprejmë këtë dialog”.

Të ngjashme