Në këmbë, me autobusë e vetura – mijëra qytetarë ia mësyjnë Gërmisë

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 20:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që po marrin pjesë në festivalin “Sunny Hill”, rruga për në Gërmi është tejet e ngarkuar edhe në ditën e dytë, sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online.

Organizatorët kanë thënë se kanë shitur rreth 20 mijë bileta për festivalin që do të vazhdojë deri më 7 gusht.

Për të lehtësuar qarkullimin, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sonte, nesër dhe pasnesër, Linja 4 e Trafikut Urban do të qarkullojë deri në orën 02:00.

Nënkryetari Alban Zogaj ka thënë se të gjithë ata që kthehen nga “Sunny Hill Festival” do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë autobusin.

Por, shumë qytetarë kanë preferuar të udhëtojnë me veturat e tyre, të cilat lejohen deri afër pishinës së Gërmisë. E nuk janë të paktë ata që kanë zgjedhur të ecin deri në vendin ku po mbahet festivali i madh.

Të ngjashme