Këmbësorja goditet për vdekje nga vetura në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Dje në rrugën Ferizaj-Prishtinë një veturë ka goditur një këmbësore e cila nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, aksidentalisht ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme