Këputet vinçi që po barte materialin ndërtimor, lëndohet një punëtor në Mitrovicë

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor është lënduar derisa po punonte në një objekt ndërtimi në rrugën “Agim Ramadani”, në Mitrovicë. Ai është dërguar menjëherë në spital për trajtim.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar  derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë. I lënduari është dërguar për tretman mjeksëor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Të ngjashme