I keqësohet gjendja ish-kryeministrit Rexhepi

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 09:28 | Nga

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të disa komplikimeve shëndetësore në organet vitale.

Ish-kryeministri kishte pësuar dy sulme në tru, për çka ishte operuar në QKUK. Ani pse mjekët njoftuan më pas për një normalizim të gjendjes, mbrëmë gjendja e Rexhepit u përkeqësua.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ish-kryetari i Mitrovicës është duke u trajtuar në QKUK, ku po merr trajtim intenziv nga mjekët.

Ndryshe, Bajram Rexhepi viteve të fundit është tërhequr krejtësisht nga politika dhe i është përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.

Të ngjashme