Keqpërdori detyrën zyrtare, një punëtor i postës përjashtohet nga puna

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor i Postës së Kosovës është përjashtuar sot nga puna, kanë bërë të ditur nga ky institucion përmes një njoftimi për media.

Nga posta kanë bërë të ditur se kanë ngritur menjëherë procedurë administrative, derisa, të njëjtit punëtor i kanë ndërprerë marrëdhënien e punës.

“Sot në një nga zyrat regjionale të Postës së Kosovës, një zyrtar ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare në vendin e punës.   Posta e Kosovës lidhur me këtë rast, menjëherë ka ngritur procedurë administrative ndaj zyrtarit,  ndërsa  ka marr vendimin për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës.   Posta e Kosovës, është jashtëzakonisht e interesuar që të punësuarit  e ndërmarrjes publike të kryejnë detyrat brenda ligjit dhe me përkushtim të lartë në shërbime ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme