Keqpërdoruesit e votës do të dënohen me 3 deri 5 vjet burgim

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 11:44 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Keqpërdoruesit e detyrës zyrtare dhe ata të votës, do të dënohen me 3 deri në 5 vjet burgim.

Kështu ka paralajmëruar kryeprokurori Aleksandër Lumezi, gjatë një konference të përbashkët me KQZ-në, Policinë e Kosovës dhe aktorët tjerë që janë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili pritet të zhvillohet më 11 qershor, raporton Ekonomia Online.

Kryeporkurori Aleksander Lumezi, ka thënë se Prokuroria e Shtetit është gati të marrë rastet të cilat mundohen të cenojnë të drejtën e votuesit.

Ai ka thënë se vota e lirë është garanci për shtetndërtim. Ndërsa ka treguar se do të ketë numër të shtuar të prokurorëve.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka personat të cilat kanë lëndë penale nuk kanë drejtë rë jenë pjesë e administratës së vëzhguesve.

“Nga java e kaluar kemi filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe gjithçka deri më tani po shkon mirë”, ka thënë Daka.

Nehat Idrizi kryesues i këshillit Gjyqësor, ka thënë se do të marrin përgjegjësitë të cilat i takojnë.

Ai ka thënë se KGJK-ja ka synim që ky proces zgjedhor të jetë i rëndësishëm dhe pa telashe.

Naim Rexha, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se janë në fazën përgatitore për zgjedhjet e 11 qershorit.

“Tërë angazhimi i PK do të jetë i përkushtuar që rë realizohet një gatishmëri në zbatim të ligjit’, ka thënë Rexha”, ka thënë ai.

Të ngjashme