Kërcënohet Ramiz Lladrovci

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kërcënuar të hënën.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Lladrovci për Gazetën Express, i cili ka thënë se me rastin po merren organet përgjegjëse.

Ai ka treguar se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet, por se i raporton vetëm ato që i konsideron serioze.

“Po, kam marrë kërcënim pardje, marrë kërcënime por vetëm ato që i konsideroj serioze i paraqes te organet përgjegjëse. Ato po merren me rastin”, ka thënë Lladrovci.

Të ngjashme