Kërcënuan policët me kallashnikov, dy burra nga Podujeva në kërkim

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është duke i kërkuar dy persona të dyshuar, të cilët kanë kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ishte njoftuar nga një person se pas një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuarit i kanë dëmtuar veturën.

Të dyshuarit më pas i kanë kërcënuar zyrtarët policorë, duke ua drejtuar armën AK-47 dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Podujevë, 16.01.2022-03:32.  Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar  se pas një mosmarrëveshje  dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij.  Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme