Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi një të mitur në Gjakovë

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.K.

I njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale të dhunimit.

“Rasti ka ndodhur më 31.10.2019, në shtëpinë e të pandehurit, në lagjen Brekoc në Gjakovë, ku i njëjti rreth orës 23:00, e telefonon të dëmtuarën e mitur M.B., dhe e thërret të shkojë në shtëpinë e tij, ku më pastaj e kryen aktin seksual me të “- njofton Gjykata Themelore e Gjakovës

Të ngjashme