Kërkimet për dy policët do të vazhdojnë në Maqedoni

Kaçanik | 29 Pri 2018 | 20:26 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë në vendin e ngjarjes ku pjesëtarët e FSK-së dhe njësitet e tjera relevante po kryejnë kërkimet për dy policët e zhdukur, pasi vetura e tyre u aksidentua dhe ra në lumin Lepenc në afërsi të Kaçanikut.

“Për detajet dhe veprimet rreth rastit të zhdukjes së dy policëve tonë u informova detajisht në vendin e ngjarjes”, ka shkeuar Haradinja, në dawen e tij në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se për vazhdimin e kërkimeve në pjesën maqedonase të lumit do të bisedojë me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, që FSK-ja të mund të kërkojë edhe matanë kufirit të Kosovës.

“Në këto çaste të rënda për tërë popullin e Kosovës, do të jem afër familjeve të dy policëve të zhdukur”.

Të ngjashme