Kërkohej nga policia, pejani arrestohet në Zvicër dhe ekstradohet në Kosovë

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person që ishte në kërkim është arrestuar në Zvicër dhe i njëjti është ekstraduar sot në Kosovë.

Sipas policisë, deri tek arrestimi i tij ka ardhur pas bashkëpunimit të Kosovës me shtetin zviceran.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ILIR (Xhemё) ISUFI , i cili kërkohej për veprat penale:

  • “Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”

            Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zviceran, i dyshuari është arrestuar n këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë sot me datë 28.05.2021,

I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm.

Të ngjashme