Kërkohen alternativa për mënjanimin e përdorimit të qeseve të plastikës

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 12:04 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Përkrahje të Biznesit (KCBS) ka mbajtur konferencën përmbyllëse të projektit “Për një jetë të shëndetshme, pa qese plastike”, projekt i financuar nga MMPH-ja, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se për të ka qenë e vështirë të merret një vendim për ndalim të qeseve të plastikës.

“Është kënaqësi që jemi këtu për me fol prej njërit prej dëmeve më të madh që i bëhen në Kosovë, nuk po them në aspektin shëndetësorë pasi këto ditë jemi duke u përballur me ajrin e ndotur. Por së paku në aspektin vizual janë ndër faktorët kryesorë, sigurisht edhe në aspektin shëndetësorë kanë dëme. I kemi gjithandej nëpër rrugë nëpër Kosovë për më tepër janë përdorë si mjet për me mbledh mbeturina dhe prapë janë hedhë në rrugë, janë qeset”, tha ai.

Drejtori i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj tha se ndotja e mjedisit është njëra ndër çështjet më problematike në Kosovë, dhe se me ndotje po përballet ajri, toka e pyjet.

Hasanaj tha se është detyrë e shoqërisë të angazhohemi për mjedis më të pastër.

 “Jemi qytetar që jetojmë këtu dhe është detyrë të angazhohemi për mjedis të pastër, është bërë praktikë që nëse flasim për mjedis është një lloj konflikti në mes të institucioneve dhe organizatave që merren me këtë poashtu edhe mediet, por në anën tjetër mungojnë alternativat”, tha ai.

Drejtori i ekzekutiv i “Kosovo Center for Busnis Support- KCBS-së”, Nazmi Pllana tha se qëllimi i këtij projekti është që të përmirësohet mjedisi.

“Organizata jonë është themeluar në vitin 2012 shumica e projekteve janë në sektorin privat, për shoqërinë civile në përgjithësi, në mbrojtje të ambientit.  Ne shpresojmë që ku projekt në të ardhmen do të zgjerohet në gjithë Kosovën për të gjithë aktorët që të ndihmojnë në reduktimin e deri në asgjësimin e tërësishëm të qeseve të plastikës”, tha ai.

Burim Korça, menaxher i projektit tha se kanë organizuar aktivitete të shumta që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit.

“Sot e kemi aktivitetin e fundit të projektit për një jetë të shëndetshme pa qese plastike, ne si organizatë kemi projekte të ndryshme mirëpo problemi me qese të plastikës është problem që shkaktohet pikërisht nga bizneset private, dhe ideja ka qenë që të bëjmë diçka për ambientin dhe në anën tjetër të ndihmojmë bizneset”, tha ai.

Korça i prezantoi disa nga rekomandimet që i kanë si organizatë për t’i shmangur qeset e plastikës.

“Ne i kemi disa rekomandimet: 1. Vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me dëmet që i shkaktojë qytetarët me qeset e plastikës. 2. Mënyra e përdorimit dhe lloji i qeseve të plastikës të futet në agjendën e prioriteteve të ministrisë. 3. Identifikimi i alternativave për përcaktimin e qartë për zvogëlimin e numrit të përdorimit të qeseve 4. Caktimin e një tarife në bashkëpunim me të gjithë akterët. 5. Marrëveshje me institucione dhe biznese. 6. T’u jepet përkrahje bizneseve për zëvendësimin e tyre. 7. Si dhe të ketë dënime të ashpra për moszbatimin e ligjit apo udhëzimeve administrative”, tha ai.

E ministri në largim i Mjedisit, Fatmir Matoshi u shpreh se rekomandimet që dalin nga këtu do të merren parasysh deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Të ngjashme