Kërkohet angazhim konkret për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis kanë përmbyllur projektin e financuar nga BE-ja “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, raporton Ekonomia Online.

Projekti është financuar nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Riccardo Serri, zëvendësshef i Zyrës së BE-së tha se kjo ngjarje është mundësi për të reflektuar në lidhje me zbatimin e përgjithshëm dhe sfidat që lidhen me kornizën e të drejtave të njeriut të garantuara me ligjet dhe politikat e Kosovës.

“Veprimin e dytë kemi kërkuar që kryeministri së paku një herë në vit të raportonte para përfaqësuesve të popullit mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriu dhe çfarë ka bërë qeveria në vend i cili propozim u miratua nga ish kryeministri i cili sugjeroi që të formohej një grup ndër ministror i cili do të duhej së paku tri herë në vit të takohej dhe do të ftohej avokati i popullit për të raportuar të gjitha rekomandimet.  Ideja me këtë grup ka qenë që të hapur dyert në qeverinë e vendit për Organizatat Joqeveritare”.

“Për shumë vit zyra  e BE-së ka qenë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtarë për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e njerëzve, më e rëndësishmja për e BE-së është mbrojtja  e shoqërisë civile dhe për në specifikisht për zyrë e BE-së njerëzit e shoqërisë civile janë heronj”.

“Ne mendojmë që ju bëni shumë keni bërë shumë por ju duhet të bëni më shumë që institucionet të bëjnë më shumë për atë çfarë janë të thirrur,për të mbrojtur të drejtat  e njeriut. Për ne është kënaqësi të kontribuojmë në këtë event ku shohim se sa shumë është bërë në për raportimin e të drejtave të njeriut”.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, ka kërkuar angazhim konkret për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Ne si institucion i Avokatit te Popullit kemi pas kemi pas një vizion dhe ai vizion ka qenë i përshtatur mbi standardet ndërkombëtare, njihen si parime të Parisit në të cilat kërkohet një bashkëpunim më i afërt nëme sektorin joqeveritarë”.

“Kemi poashtu obligim edhe ligjor se ligji i 2015 ka pas një kërkesë të tillë, mbi bazën e këtyre obligimeve dhe vizioni që kemi kërkuar ka qenë njëra nga reagimet e para që kemi pas në kuvendin e republikës së Kosovës kemi kërkuar këtë praktik që kuvendi e ka ndaj të drejtave të njeriut ndaj avokatit të popullit dhe organizatave jo qeveritare, mirëpo kërkesa ka qenë që të diskutohet raporti vjetor i avokatit të popullit në seancë plenare deri në atë kohë në një dokument ku duhej të miratohej në një dokument formal  3 sekondash  në seancë plenare në Kuvend”.

“Veprimin e dytë kemi kërkuar që kryeministri së paku një herë në vit të raportonte para përfaqësuesve të popullit mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriu dhe çfarë ka bërë qeveria në vend i cili propozim u miratua nga ish kryeministri i cili sugjeroi që të formohej një grup ndër ministror i cili do të duhej së paku tri herë në vit të takohej dhe do të ftohej avokati i popullit për të raportuar të gjitha rekomandimet.  Ideja me këtë grup ka qenë që të hapur dyert në qeverinë e vendit për Organizatat Joqeveritare”.

Rreze Hoxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se në këtë raport janë analizuar 3 aspekte, raporton EO.

“Kjo analizë është një pasqyrim i përgjithshëm mbi situatën aktuale, analiza trajton 3 aspekt: ndryshimet e fundit të kornizës ligjore në rregullimin e të drejtave të njeriut; progresi në raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në institucionet përkatëse në institucionet e drejtësisë dhe përfshinë disa nga objektivat e nevojshme që ne si koncorzium i organizatave mendojmë që duhet të jenë pjesë e strategjisë për të drejtat e njeriut 2019-2023”.

Të ngjashme