Kërkohet arrestimi i Thaçit dhe Haradinajt

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 13:25 | Nga

Familjarë të personave serbë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë kërkuar nga politikanët e Serbisë ndërprerjen e dialogut me Kosovën.

Ata kanë thënë se duhet ndërprerë dialogun me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin dhe për më tepër kanë kërkuar arrestimin e të dyve, shkruan Tanjug.

Familjarët e të zhdukurve serbë kanë thënë se pa arrestimin e Thaçit dhe Haradinajt nuk do të ketë drejtësi.

 Më tej aty është thënë se Haradinaj, Thaçi dhe Fatmir Limaj janë përgjegjës për, siç thonë, kidnapimin e serbëve nga viti 1998./KlanKosova/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme