Kërkohet bashkëpunimin rajonal për parandalimin e Coronavirusit

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 13:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përmes një aktiviteti simbolik në sheshin “Skënderbeu”, “EP EnergyPlus”, ka kërkuar që të ketë bashkëpunim rajonal për parandalimin e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i EP EnergyPlus, Fatmir Muçolli, tha se qëllimi i kësaj kampanje është që mesazhi paqësor të arrijë te të gjithë pa dallim, që përmes lutjeve ta mundim këtë virus vdekjeprurës.

“Me emocione të përzemërta iu drejtua të gjithë qytetarëve, duke thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, në mënyrë që ta luftojmë Coronavirusin. Jemi këtu për ta përcjell një mesazh paqësor”.

“Kjo pandemi nuk është rastësi, vetë perëndia po na sprovon që qytetarët  të ndryshojnë të ndalin të kenë kohë të mendojnë  njëri-tjetrin më mirë ta trajtojnë”.

Muçolli u bëri thirrje të gjithë krerëve politik që deri me 21 mars t’i luten dhe të pajtohen me njëri-tjetrin në këto ditë të vështira.

“Me këtë lutje i drejtohen presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Albin Kurti , kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të ShBA-së Donald Trump, presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Kancelares Gjermane Angela Merkel, që deri më 21 mars prej orës 12 e deri në ora 12 e 21 minuta të bëjnë lutje. Të betohemi për të mirën e shoqërisë, të pajtohen dhe njëri-tjetrin si vetveten, ta trajtojmë për paqen në të gjithë botën të kontribuojmë”.

Ai kërkoi që të gjithë të largohen nga rrjetet sociale, raporton EO.

“Këto ditë qytetarët duhet të largohen nga rrjetet sociale por të luten më shumë. I lutem zotit me zemër dhe shpirt të na ndihmojë. Zoti e faltë popullin shqiptar”.

Të ngjashme