Me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, është kërkuar më shumë drejtësi dhe trajtim më i mirë për viktimat e krimit, të cilët kanë pësuar nga veprat penale.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokurori i Shtetit ka gatishmërinë për mbrojtën e viktimave të krimit, ku dhe ka kërkuar nga prokurorët që këto raste ti trajtojnë me prioritet.
“Të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta të garantuara për këto viktima. Po ashtu është edhe ligji për kompensimin e viktimave të krimit. Viktimat e krimit po depërtojnë në të drejtat e njeriut. Prokurori i shtetit ka gatishmërinë e tij për mbrojtjen e viktimave të krimit, andaj ju siguroj se të gjithë prokurorët do të ushtrojnë autoritetin e tyre për mbrojtën e viktimave të krimit. Ju bëjë thirrje prokurorëve që ti zbardhën rastet e viktimave të krimit, dhe zbardhja e krimeve ju jep shpresë këtyre viktimave. Mbrojta e të drejtave të viktimave nuk mund të behët vetëm nga një institucion, por, nga të gjitha institucionet ligjzbatuese”, ka thënë Lumezi.
Ndërsa, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në mbrojtjen e viktimave të krimit, ku dhe kanë ndërmarrë masa ligjore ne kompensimin e viktimave të krimit.
Ai i ka ftuar të gjitha institucionet relevante që të bëjnë edhe më shumë për informimin e qytetarëve për të drejtën e tyre në kompensim.
“Në rrjedhë të synimeve dhe obligimeve kushtetuese dhe ligjore, shfrytëzojë rastin që në këtë konferencë, ku po fillon shënimi i javës për të drejtat e viktimave, të ftojë të gjitha autoritetet kompetente, që karshi obligimeve kushtetuese dhe ligjore të sigurojnë që viktimat e krimit të trajtohen me profesionalizëm, duke respektuar të drejtën në siguri, dinjitet, jetën private e familjare të tyre dhe duke njohur ndikimin negativ të krimit në viktimat e krimit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në anën tjetër, ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se një nga testet e sistemit juridik është ai se si një shtet i trajton viktimat e krimit. Sipas saj, të drejtat e mbështetjes se viktimave të krimit janë të drejta universale dhe se mbetet detyrë e institucioneve që të masa mbrojtëse për të gjithë ata individ që janë viktima të krimit.
Ndërsa, ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, ju ka bërë thirrje institucioneve vendore që të punojnë në mbrojtjen e viktimave të krimit.
“Drejtësia thotë se viktimat e krimit trajtohen me respekt. Kosova ka demonstruar se prinë ne rajon sa i përket mbështetjes së viktimave të krimit. Jemi krenarë se i mbështesim prokuroret dhe fondin për kompensimin e viktimave të krimit. Nuk arrihet drejtësia nëse nuk mbështeten viktimat e krimit”, ka thënë ambasadori Delawie.