Kërkohet hetim për vdekjen e Naser Makollit, personit që qëndroi me një qeli me Astrit Deharin

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kërkesë për hetimin e vdekjes së Naser Makollit.

Makolli kishte qëndruar në një njëjtën qeli me ish aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjes së Astritit. Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjes së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

“Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës”.

Ma askush nuk ka dilema se aktivisti i Lëvizjës VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI është vrarë në burg.Tani pas tri viteve…

Gepostet von Tomë V. Gashi am Donnerstag, 14. Mai 2020

Të ngjashme