Kërkohet kompletimi i dokumentacionit për personat e pagjetur, për të krijuar një hartë të vendodhjes së tyre

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 15:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku u tha se duhet të kompletohen të gjithë dokumentacionet që kanë të bëjnë me personat e pagjetur për të krijuar një hartë të vendodhjes së tyre, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se duhet të punohet që familjet e personave të zhdukur të japin mostra të gjakut, pasi 12 deri 13 familje i kanë varrosur të afërmit e tyre pa analiza të ADN-së.

“Për shkak të pandemisë është bërë rivertarizimi i 300 mbetjeve mortore dhe janë duke u grumbulluar dhe do të varrosen në Dragodan. Deri në vitin 2003 ka punuar ekipi i Tribunalit të Hagës. Mbi 4000 raste janë punuar pa analizë të ADN-së. Andaj jemi në këtë situatë ku është identifikua një numër i familjeve të cilët nuk kanë dhënë gjak sepse besojnë se mos i kanë të fjalë në burgjet e Serbisë. Të punohet që të gjithë të japin mostrat e gjakut. Mbi 12 deri 13 familje i kanë varrosur pa analiza të ADN-së”, tha Gërxhaliu.

“Askund në regjion nuk vendos një institut por komisionin qeveritar. Instituti posedon kuadro që janë të specializuara dhe nuk ka buxhet shtesë”, shtoi ai.

Ramë Manaj, kryesues i Komisionit për persona të zhdukur tha se dokumetancioni i regjistrit qendror të personave të zhdukur duhet të shndërrohet në skanim.

“Ne kemi dërguar me kohe propozimin e rendit të ditës. Kemi propozuar që pas aprovimit të procesverbalit të kemi një mbledhje për hulumtimin e të pagjeturve. Kemi propozuar një plan veprimi por që i përfshin katër objektiva. Në vazhdën e angazhimeve dhe çështjes së mbetjeve mortore ka hartuar këtë draft plan që përfshin digjitalizimin, trajtim e rasteve mortore, bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare, dhe atë bilateral. Ne kemi regjistrin qendror të personave të zhdukur dhe është dinamik. Ky dokumentacion përveç që do të duhej të centralizohej duhet të shndërrohet në skanim. Përveç sfidës kemi paraparë edhe veprimet që do të duhet të ndërmerren.

Ndërsa, udhëheqës i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Kushtrim Gara tha se aktualisht janë duke u bërë gërmime edhe në një fshat në Gjilan.

“Në këtë periudhë sigurisht që në fokus ka qenë takimi për persona të zhdukur. Sa i përket gërmimeve në periudhën për të cilën por raportojmë kanë qenë dy lokacione në Mitrovicë. Deri më tani në varrezat e muslimanëve janë gjetur 4 lokacione të proceduara në varrezat e muslimanëve në veri të Mitrovicës. Për të qenë korrekt lokacione brenda territorit të Kosovës janë sipas angazhimit maksimal. Aktualisht sot janë duke u bërë gërmimet edhe në një fshat në Gjilan. Nga data 16 nëntor jemi të angazhuar në procedimin e mëtejmë të gërmimeve të Rashkës. Tani jemi në javën e dytë të gërmimeve. Si pikë e fundit jemi në komunikim nga UNDP”, tha Gara.

Ibrahim Makolli, kryesues i grupit për dialog, tha se duhet hartuar lista e personave të zhdukur.

“Mendoj që duhet të nisemi nga gjendja e sotme dhe e thotë që komisioni për persona të zhdukur është autoriteti kryesor në vend që merret me persona të zhdukur. Komisioni është mekanizëm i themeluar me ligj. Komisioni për persona të zhdukur duhet ta kompletojë gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me persona të zhdukur për të krijuar një hartë të vendodhjes së tyre. Këtë duhet ta shohim në dy kënde. Po ashtu kemi nevojë për dokumetacion plotësues. Ne e kemi obligim ta hartojmë listën e personave të zhdukur. Sot figurojnë 1638 persona të zhdukur”, tha Makolli.

Të ngjashme