Kërkohet konsensus për fazën finale të dialogut me Serbinë, roli i opozitës i nevojshëm

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 12:13 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kërkimi i një konsensusi në dialogun mes Kosovës e Serbisë dhe perspektiva zgjeruese e Bashkimit Evropian ka qenë temë diskutimi në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, duke prezantuar një analizë rreth dialogut ka thënë se Kosova ka nevojë të ndërtojë konsensusin rreth dialogut më Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ai konsensus duhet të prodhojë një platformë konsensuale të Kosovës e cila do të duhej të reflektonte jo vetëm në synimet e Kosovës në dialog me Serbinë, por edhe synimet në procesin e Integrimit Evropian.

“Shoqëria civile insiston se konsensusi është i rëndësishëm. BE, nëse s’do të ketë marrëveshje përfundimtare atëherë as Kosova e as Serbia nuk mund të integrohen në BE. Para se të publikohet strategjia, Komisioni ka parashikuar edhe afatet, por në BE jo të gjithë kanë qenë dakord të vendosen afate. Përpjekja jonë ka qenë pika që marrëveshja me Serbinë të jetë kusht kyç për Kosovën. BE në vend që të nxis palët që dialogu të ecë drejt marrëveshjes ka ndodhur e kundërta, i kemi parë problemet”.

“Kosova ka nevojë të ndërtojë konsensusin rreth dialogut më Serbinë. Ai konsensus duhet të prodhojë një platformë konsensuale të Kosovës për dialogun. Platforma konsensuale do të duhej të reflektonte jo vetëm në synimet e Kosovës në dialog me Serbinë, por edhe synimet në procesin e Integrimit Evropian”.

Bajrami ka shtuar se është momenti që të ndërtohet një platformë për fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

“Mendoj se nuk është shfrytëzuar procesi i dialogut dhe tani është momenti të ndërtojmë një platformë për fazën finale. Edhe nëse arrihet marrëveshja përfundimtare nuk garantohet që Kosova do të anëtarësohet në BE për shkak se nuk e njohin pesë vende anëtarë të saj”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij është pro konsensusit për mbrojtjen e interesit e të Kosovës, por  siç ka thënë,  jo pro konsensusit për krijimin e “Zajednicës”.

Konjufca ka shtuar se dialogun duhet ta udhëheqë Qeveria e jo presidenti, ndërsa Kuvendi sipas tij duhet të jetë në epiqendër të këtij zhvillimi.

Ai tutje ka deklaruar se Kosova duhet të kërkojë që të mos pengohet në shtrirjen e sovranitetit të plotë në Veri dhe të mos pengohet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

“Sa i përket konsensusit, nuk konsideroj që konsensusi është gjëja më e rëndësishme. Konsensusi ka kuptim kur është konsensus për mbrojtjen e interesit të Kosovës. Pyetja është konsensus për çka, nëse themi se duhet konsensus për Zajednicen Lëvizja Vetëvendosje nuk është aty. Jemi për konsensus për mbrojtjen e interesit shtetëror. Jo çdo agjendë institucionale është duke e mbrojtur interesin e shtetit. Ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me një platformë të Kosovës me i mbrojt interesat e veta”.

Konjufca ka deklaruar se Serbia dëshiron të imponojë fazë të re të kompromiseve.

“Në raport me Serbinë na është ndarë njohja nga shpallja e shtetit, ky është gabim trashanik. Plani i Ahtisarit, vendet e rezervuara, planet e punësimit, më shumë u jepet atyre, kishat e tyre do të jenë të mbrojtura, këto ishin kompromise për shpallje”.

“Më 2014 u tha se këto kompromise kanë qenë për shpallje dhe tani duhen kompromise për të na njohur Serbia. Serbia po dëshiron të imponojë një fazë re të re të kompromiseve. Mendoj se pas publikimit të strategjisë për zgjerim, jam gëzuar sepse thash më në fund një shans i mirë për Kosovës, sepse aty thuhet se Serbia s’mund të vazhdojë pa rregullim të marrëdhënieve me Kosovën. Nëse e keni me i mbrojtur interesat e serbeve mjafton plani i Ahtisarit, nëse doni me i mbrojt interesat e Serbisë nuk mjafton plani i Ahtisarit”.

“Presidenti po dëshiron të hyjë në fazën ku me Vuçiqin i akomodon ambiciet e Serbisë, Zajednica me kompetenca, dhe Serbia të gëzojë autonomi brenda Kosovës. Ne nuk duhet ta pranojmë që ta ndajmë shpalljen nga njohja”.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se pozita ka përgjegjësi dhe duhet të jetë pjesë e fazës finale në dialogun me Serbinë.

Duke folur rreth asaj se a duhet që presidenti të udhëheq dialogun, Isufi ka thënë se detyrat ndahen mes institucioneve, por sipas tij përgjegjësia duhet të jetë në Kuvend.

“Përcaktimi për epilogun e këtij dialogu është që nga fillimi i kësaj qeverinë. Duhet të ndodh një rikapitulim e krejt asaj që ka ndodhur. A është presidenti, varet nga struktura politike që mund të garantojnë dialog të suksesshëm për Kosovën, për atë kërkohet konsensusi. Kërkohet që Kuvendi te jetë institucioni që i jepet llogari nga kushdo që e udhëheq dialogun”.

“Detyrat ndahen mes institucioneve, por përgjegjësia duhet të jetë në Kuvend. Me kushtetutë mund të krijohet asociacion i cili s’ka kompetenca ekzekutive, jemi këtu që procesi të mos devijojë”.

“Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën të anëtarësohet në institucione ndërkombëtare, këtu duhet të këmbëngulim. Edhe pozita e opizita kanë përgjegjësi, duhet të jemi në proces, të korrigjojmë nëse dikush do të devijojë këtë proces. Duhet të japim kontribut të gjithë që ky proces të përfundojë me njohje”.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se dialogu nuk duhet që dialogu të udhëhiqet nga Hashim Thaçi, sipas tij jo pse është president, por për shkak të së kaluarës së tij.

Me gjithëse ka kërkuar konsensus për procesin, Sherifi ka thënë se partia e tij aktualisht nuk ka qëndrim sa i përket mbështetjes së fazës së ardhshme të dialogut.

“Mendoj se nuk duhet Thaçi, jo pse është president por ka një trashëgimi, të gjithë e dimë cilat janë rezultatet. E kemi thënë që rezultatet nuk janë të kënaqshme. Kemi problem me njeriun jo me instituconin. Është iluzion që nëse ke ndërruar pozitën ke ndërruar qasjen. Nuk e di si do të zhvillohen bisedimet e brendshme, së pari brenda partive, s’kam qëndrim të Nismës sot se a do të mbështet apo jo”.

“Nevojitet një konsensus se si të shtyjmë përpara, si t’i bëjmë aleatët të mbështesin të vërtetën tonë. Jemi në fazën kur Serbia dëshiron të krijojë iluzionin se është marrë vesh me Kosovën për tu, në mënyrë që të vazhdojë në procesin e integrimit. Kush t’i udhëheq bisedimet? Nese duhet të hiqet nga qeveria duhet të tregojmë pse”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme