Kërkohet mbështetje më e madhe e grave në zgjedhjet e 14 shkurtit

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore (LRGEJL), i udhëhequr nga ish Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që mbahen më 14 shkurt 2021 janë një mundësi e re për forcimin e shtetit në planin e demokracisë, shtetit ligjor, ekonomisë, shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të Kosovës, në këto kohë të pazakonshme të pandemisë.

Me këtë rast, LRGEJL ka ftuar qytetarët që t’i japin mbështetje sa më të madhe grave të Kosovës duke uruar që këto zgjedhje të shënojnë një hap të ri drejtë barazisë gjinore në parlament dhe qeverisjen e vendit.

“Nuk mund të ketë demokraci të mirëfillte pa barazinë gjinore, andaj Kosova e ka rastin të dëshmoj se njeh dhe vlerëson rolin historik të grave gjatë luftës dhe paqes dhe se synon një ardhmëri në barazi, drejtësi, demokraci dhe integrime euro-atlantike. LRGEJL uron që zgjedhjet parlamentare të jenë të lira dhe të ndershme duke i dhënë legjitimitet demokratikë institucioneve të për qeverisjen e vendit”, thuhet në një komunikatë për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme