Kërkohet më shumë përkushtim për kosovarët që ofruan strehim familjeve nga Shqipëria

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Ndihmat për familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri nuk kanë të ndalur.

Ndonëse tani fokusi është zhvendosur në Kosovë, aty ku janë duke u strehuar disa familje.

Veshmbathje, batanije e gjëra ushqimore, janë duke u grumbulluar në zyrat e Forumit për Iniciativa Qytetare, raporton KTV. Sipas Oltion Beshirit nga organizata FIQ, strehimi i personave të prekur nga tërmetet në Shqipëri nuk është i lehtë për familjet në Kosovë.

Ndihma të ndryshme për familjet e strehuara në Kosovë janë duke u shpërndarë edhe nga vullnetarë në Qendrën Inovative.

Sipas vullnetarëve, këto aksione humanitare do të vazhdojnë për aq kohë sa ka nevojë.

Tërmetet që kanë goditur Shqipërinë që nga mëngjesi i së martës, kanë lënë mbi 50 persona të vdekur, mbi 900 persona të lënduar e qindra të tjerë pa kulm mbi kokë

Të ngjashme