Kërkohet një muze për artistët e vdekur kosovarë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Pas vdekjes së komedianit Rasim Thaçi, një propozim është dhënë që të ndërtohet një muze për të dhe shokët e tij.

Profesori I sociologjisë Artan Krasniqi dha këtë propozim për krijimin e një objekti të përkujtimit edhe për Lecin, mixhën Ramë, Delinë, Takllagjynin, Leze Qenën dhe të tjerët.

Në të do të ekspozoheshin kostumet, do të transmetoheshin skeçet, por edhe ndonjë ekspozitë nga dylli për ikonat e artit.

Një iniciativë e tillë u mirëprit nga artistë por edhe qytetarë, ndërsa u theksua se do të ndikonte pozitivisht për nderimin të veprës së tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme