Kërkohet paraburgim ndaj një personi për rastin “Brezovica”

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së.

Të ngjashme