Kërkohet paraburgim ndaj pesë personave për vrasje e rëndë në tentativë

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve G.K., A.K., F.K., B.K., dhe Sh.K., me dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.9 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka të bëjë me përleshjen e cila ka ndodhur në Fushë Kosovë, më 3 nëntor 2020, si pasojë e shqiptimit të një tikete kundërvajtjeje, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta (shipka të metalit) dy zyrtarë policor nga shtatë persona të dyshuar. Nga kjo përleshje pesë persona kanë marrë lëndime trupore, prej tyre dy zyrtarë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Të ngjashme