Kërkohet paraburgim për policin H.K, i cili keqtrajtoi një 18 vjeçar në vitin 2018

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 30 janar 2021, ka ndaluar personin me inicialet H.K., zyrtar policor, i cili në vitin 2018, kishte keqtrajtuar një qytetar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

I njëjti është ndaluar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386, paragrafi 1 pika 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas prokurorisë, personi i lartpërmendur, dyshohet se pas lirimit nga ndalimi, ka penguar zhvillimin e të provuarit në procedurë, duke i bërë thirrje të dëmtuarit-dëshmitarit që ta tërheqë deklaratën e tij të dhënë në polici dhe duke i penguar hetimet.

Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, në gjykatën kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme