Kërkohet paraburgimi i 5 të dyshuarve për vrasjen në Klinë

Prishtinë | 30 Pri 2022 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit pesë personave të dyshuar për vrasjen e personit në fshatin Volljakë të Klinës.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Themelore në Pejë, thuhet se Nderim Gashi, Agron Gashim Basri Gashi, Ardit Gashi dhe Bahri Gashi (të gjithë familjarë), gjenden në ndalim policor nga 28 prilli, ku i pari dyshohet se kreu veprën “Vrasje e rëndë” dhe katër të tjerët kryen veprën “Vrasje në tentativë” për dy personat e tjerë të cilët u plagosën.

Në arsyetim thuhet se ekziston rreziku i arratisjes së tyre, i asgjësimit, fshehjes ose ndryshimit të provave dhe rreziku se mund ta përsërisin veprën penale nëse lihen në liri.

Të ngjashme