Kërkohet që çështja e serbëve të vrarë në Kosovë të përfshihet në dialog

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 09:09 | Nga

Shoqata e Familjeve të të kidnapuarve dhe të vrarëve në Kosovë ka kërkuar që tema kryesore në bisedimet në Bruksel të jetë çështja e serbëve të rrëmbyer dhe të vrarë në Kosovë.

Në një njoftim të kësaj shoqate theksohet se kjo duhet të jetë tema e parë në vitin 2018 dhe se vetëm pas zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe se pas arrestimit e dënimit të komandantëve të UÇK-së mund të zgjidhen çështje të tjera, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme