Me 5 pikë negative merret patentë-shoferi

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 14:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ngasësi i veturës i cili shkakton 5 gabime që vlerësohen me pikë negative i merret patentë shoferi, u propozua të hënën në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën u bë shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për rregullat e komunikacionit rrugor.

Deputetët debatuan për një pjesë të madhe të amandamenteve , duke kërkuar sqarime edhe nga specialistët pjesëmarrës. Lidhur me amandamentin 253, për marrjen e dokumentit, “Patentë-shofer” nga policia, deputetja Sala Berisha e trajtoi atë si shkelje e të drejtave të njeriut.

Kryetari i këtij komisioni, Muhamet Mustafa, tha se në mbledhjen e kaluar kanë shqyrtuar disa amandamente dhe se do të vazhdohet amandamenti për patentë shoferë.

Amandamenti nr. 201, i cili ndërlidhet me mjetet që kryejnë shërbime publike aprovohet pa asnjë kundër dhe abstenim.

Anëtari i Komisionit, Raif Qela, propozoi që shoferët të cilët shkaktojnë aksidente dhe largohen nga vendi i ngjarjes, të gjobitën me heqje prej 3 pikë negative të bëhen me 5 pikëve negative.

“Grupi punues propozon që nga 3 pikë negative të bëhen 5 pikë negative. Në rast që dënohet me gjobë prej 300 – 900 euro, shoferi i cili është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në aksident dhe i cili largohet me mjet nga vendi i ngjarjes, mendojmë se është kundërvajtje e rëndë të largohet nga vendi i ngjarjes, prandaj mendojmë se duhet të bëhet prej 3 pikëve në 5 pikë negative”, ka thënë Qela.

Grupi punues i Ministrisë së Infrastrukturës kishte propozuar që me 9 pikë negative shoferit t’i merret patentë shoferi.

Anëtarët e Komisionit miratuan Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor.

Të ngjashme