Kërkohet që punëdhënësit të përmirësojnë kushtet për punëtorët në vendin e punës

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 15:00 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot ka mbyllur fushatën “Menaxhimi i substancave të rrezikshme” në kuadër të Javës Evropianë për Siguri dhe Shëndet në Punë, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqësja e projektit, Liene Maurite, tha se organizimi i fushatës në Kosovë është i financuar nga BE-ja me qëllim që të bëjë promovimin dhe parandalimin e rreziqeve në vendet e punës.

Dardan Sadriu nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se kompanitë në Kosovë nuk angazhohen në mënyrë sistematike për shëndetin në punë.

“Kjo fushatë ka për qëllim të ndalimit të faktorëve të rrezikut ne vendin e punës. Punëtorët janë të ekspozuar ndaj shumë substancave të rrezikshme në vendin e punës. Ky është shqetësim i madh për të gjithë. Me një menaxhim më efikas mund të arrijmë të kemi më shumë sukses që të mos të vijë deri te më e keqja. Në Evropë më shumë se 4000 mijë punëtorë vdesin në vendin e punës. Legjislacioni në Kosovë i shëndetit në punë është realizuar me sukses , por kemi edhe ngecje në në zbatim nga institucionet relevante. Shumica e kompanive në Kosovë nuk angazhohen në mënyrë sistematike për shëndetin në punë, nuk bëjnë vlerësimin e rrezikut dhe nuk sigurojnë pajisje mbrojtëse”, tha ai.

Valon Leci nga Inspektorati i Punës tha se në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie të rasteve me fatalitet në punë.

“Siguria dhe shëndeti në punë nuk është një kulturë e përgjithshme në vendin e punës. Inspektorati i Punës është duke bërë maksimumin për të ngritur sigurinë në punë dhe në bashkëpunim me organet e tjera. Përpos mbikëqyrjes së ligjeve jemi duke bërë një gamë të gjerë të aktiviteteve të cilat na ndihmojnë  me arrit qëllimin. Qëllimi jonë është që të ketë sa më pak aksidente në vendet e punës dhe asnjë aksident që përfundon me fatalitet. Në vitin e kaluar i kemi bërë 1900 inspektime dhe 270 gjoba. Deri tani 10 persona kanë humbur jetën në vendin e punës dhe vitin e kaluar kanë qenë 16”, tha ai.

Avni Ajdini nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura tha se punëdhënësit duhet të vetëdijesohen dhe të përmirësojnë kushtet për punëtorët e tyre.

“Siguria në punë është temë serioze për të cilën ka shumë probleme në këtë drejtim. Vetëdija e punëdhënësit duhet të ngritët sepse punëtorit duhet t’i servohen kushte. Deri sa ne kemi këtë problem edhe rreziku i punëtorit i vjen më lehtë. Ne për t’i aftësuar punëtorët kemi pasur disa projekte se si duhet të qaset punëtori në vendin e punës kur përballet me rrezik. Ne kemi mjaft punë që t’i mbrojmë punëtorët”, tha ai, raporton EO.

Besim Mustafa nga Dhoma e Tregtisë së Kosovës tha se shumë ndërmarrje në Kosovë kanë filluar të vetëdijësohen në lidhje me shëndetin në punë.

“Punëtorët janë vlera kryesore në një ndërmarrje dhe ne shpeshherë e sulmojmë sektorin privat ku kemi shumë sektorë publik që nuk i respektojnë. Shumë ndërmarrje kanë filluar me u zhvillu dhe me i kry obligimet e veta për shëndetin në punë. Deri më tash inspektoratet e kanë pas si lloj qasje për punëtorët, por koha është edhe për bashkëpunim. Sëmundja e heshtur është shumë e rëndë dhe këtu duhet të bashkëpunojmë me institucionet e caktuara për këshillim”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme