Aprovohet shpronësimi i tokave që preken nga autostrada e re

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 13:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Qeverisë u propozua vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin e pronave të cilat preken nga ndërtimi i autostradës R6, Prishtinë-Hani Elezit, në disa sektorë të ndryshëm.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka thënë se Departamenti i shpronësimeve në kuadër të kësaj ministrie ka pranuar kërkesën në mënyrë zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës për prona të cilat preken nga ndërtimi i kësaj autostrade, raporton Ekonomia Online.

“Propozojmë që të miratohet vendimi ekzekutiv për të cilën janë miratuar të gjitha parakushtet ligjore në mbështetje të rregullativës së Qeverisë dhe kërkojmë që të nxirret vendimi ekzekutiv me të cilën miratohet vendimi për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilët preken nga ndërtimi i autostradës”, ka thënë Shala.

Të ngjashme