Kërkohet të bëhet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, Holanda jep përkrahje në këtë drejtim

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 12:16 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Terre des hommes” (TDH) në Kosovë në bashkëpunim ne DCI-Netherlands kanë organizuar një tryezë në të cilën është prezantuar analiza e situatës aktuale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin, raporton Ekonomia Online.

Zv.ministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, ka thënë se Kosovës i mungon zbatimi i ligjit dhe tash është momenti i duhur për ta rregulluar këtë çështje.

“Kjo temë ka të bëjë me një problem të rëndësishme të shoqërisë. Besoj që tash është momenti që duhet të bëhet një ligji për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në mënyrë që ata të mbrohen me ligj. Gjatë 2018-ës kam takuar gjyqtar dhe disa akterë të ndryshëm ku kam vërejtur se nuk mjafton vetëm ligji i mirë, duhet programe më të avancuara për mbrojtjen e fëmijëve. Një analize gjithëpërfshirëse mund t’i referohemi derisa të bëhet ligji për mbrojtjen e fëmijëve”, ka thënë Qelaj.

Mentor Morina, drejtor i departamentit të Politikave Sociale në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka theksuar sa qeveria e Kosovës ka hartuar ligjin e të drejtave të fëmijëve i cili pritet të aprovohet.

“Qeveria e Kosovës ka hartuar ligjin e mbrojtjes së fëmijëve dhe pritet të aprovohet përmes së cilës konstatohet dhe garantohet zhvillimi i tyre, krijimi i shtëpive për fëmijë dhe ndihma. Është edhe mungesa e mbështetjes komunale, është mungesa më e madhe për të hartuar programe për mbrojtjen e fëmijëve. Me aprovimin e ligjit këto probleme do të zgjidhen”, tha Morina.

Menaxherja e programit dhe eksperte ligjore në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Ytje Hokwerda, u shpreh se kjo analizë po realizohet edhe në disa shtete tjera.

“Kjo është një organizatë për të drejtat ndërkombëtare të fëmijëve, punojmë për t’i zbatuar ligjet jo të mbesin në letër. Brenda këtij programi kemi kryer analiza në Kosovë, Shqipëri, Ukrainë dhe Gjeorgji Neve na ka pëlqyer projektligji i cili do hy në fuqi dhe nga kjo mund të mësojmë edhe ne si Holandë. Duhet të hapen qendra të ndryshme në qytete të ndryshme, në qytetet tuaja e të merret me trajtimin e fëmijëve. Nëse fëmijët përzihen në vepra penale atëherë mund këto organizata t’i marrin fëmijët dhe t’i trajtojnë”, ka thënë ajo.

Venera Ramaj nga Ambasada e Holandës tha se kjo analizë do të shërbej për shkëmbim të përvojave në mes të Kosovës dhe Holandës.

“Projekti ka filluar në janar 2018 dhe do të zgjasë deri qershor 2021 ku ka për qëllim shkëmbimin e provoja të institucioneve të Holandës dhe Kosovës. Besojë që ambasada e Holandës do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, por institucionet të tregojnë përkushtim për t’i zbatuar ato sepse ndryshe shteti nuk ndërtohet”, tha Ramaj, raporton EO.

Habit Hajredini nga zyra e kryeministrit tha se ligji i cili pritet të aprovohet përmban 5 pika të rëndësishme.

“Ligji që pritet të miratohet nuk ka lënë anash përmirësimin e qeverisjes së mirë për realizimin e të drejtave të fëmijëve, përmirësimin e qeverisjes lokale, fuqizimin e fëmijëve në vendim marrje, gjithë përfshirjen e fëmijëve për edukimin në fëmijëri të hershme dhe përmirësimi i shëndetit mbrojtjes dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve”, tha Hajredini.

Të ngjashme