Kërkohet të vlerësohet projekti për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 12:19 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti GAP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike, dhe Grupi për Studime Juridike, organizuan tryezë diskutimi, ku prezantuan raportin “Kapacitetet dhe pavarësia e institucioneve për ndihmë shtetërore”, raporton Ekonomia Online.

Në rastin e Kosovës, sipas këtij raporti është e rëndësishme që Organet e ndihmës shtetërore të marrin për vlerësim projektin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, i cili përbën ndihmë shtetërore të palejuar, siç thuhet, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Aty u tha se institucioneve për ndihmë shtetërore duhet t’u garantohet pavarësi në punën dhe financimin e tyre nga qeveria, pasi që ato shërbejnë si ruajtës të parasë publike, por edhe konkurrencës se lirë në treg.

Blendi Hasaj, hulumtues në GAP, bëri prezantimin e raportit, ku tha se projekti për ndërtimin e Termocentranlit “Kosova e Re” përbën investimin më të lartë që nga paslufta në Kosovës dhe për të cilin duhet bërë një vlerësim nga organet ndihmëse shtetërore.

“Projekti për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ që përbën investimin  me vlerën me të lartë qe nga paslufta në Kosovë 1.3 miliardë euro dhe në të cilin konsiderohet se ka elemente të shumta të ndihmës shtetërore nuk është subjekt i një vlerësimi. Me hyrjen në punë të termocentralit të ri tregu i energjisë elektrike në Kosovë do të mbyllet për 20 vite duke bllokuar zhvillimin e çfarëdo konkurrence dhe minimizon mundësinë për liberalizim të tregut të energjisë”, tha ai.

Nora Latifi-Jashari, drejtoreshë ekzekutive në Institutin GAP foli për të gjeturat e raportit sa i përket MSA-së dhe agjendës për reforma evropiane, të cilat sipas saj do duheshit të përfundonin në vitin 2017.

“Agjenda për reforma evropianë është një dokument qe ka dalë nga procesi i dialogut të lartë në mes të qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian ku janë vendos prioritet të Kosovës për MSA-në këto masa do duhej të përfundonin në vitin 2017. Qëllimi të informojmë publikun mbi arritjet e institucioneve në zbatimin e ERA-s që të kërkojmë llogaridhënie prej tyre“, tha ajo.

Gerrie Willems, ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, tha se MSA dhe ERA janë instrumentet kyçe dhe udhërrëfyes për zhvillimin e Kosovës dhe për integrim evropian.

“Mos e bëni për ne por për vete qeverisë e mirë sundimi i ligit, punësimi arsimi. Këto are dhe MSA mund të tingëllojnë në shprehje abstrakte por nëse implementohen do ketë sukses, qeveria ta vendosin si prioritet. Kosova duhet t’i plotësojmë obligimet nga MSA. Ndihma shtetërore komponent esenciale dhe masë mbrojtëse janë disa parime të cilat legjislacioni para është kompatibiliteti. Ndihma shtetërore duhet të synojë të kontribuojë arritjes së objektiva të interesave të përbashkëta. “, tha ajo.

Fortuna Haxhimadrija kryetare e Komisionit për ndihmë Shtetërore, tha se institucionet nuk kanë informacione se çka përbën ndihmë Shtetërore.

“Çfarëdo strukture të jetë rezultati është  institucione nuk kanë informata se çka përbën ndihmë. Pjesa e avokimit që na keni dhënë të kuptojnë temën dhe rëndësinë të jenë më bashkëpunues secili bartës i një projekti të caktuar heziton me i hap letrat para disa institucioneve që kanë marrë vendim. Përpjekje me institucione që me rrit diturinë dhe bashkëpunimit me ta dhe me qenë një proces rutinor”, tha ajo.

Në këtë raport janë dhënë edhe tri rekomandime. I pari është që institucionet e ndihmës shtetërore duhet të marrin në trajtim të gjitha projektet për të cilat ekzistojnë indikacione që ka prezencë të ndihmës shtetërore. Prioritet duhet t’u jepet projekteve të mëdha që kanë kosto të lartë buxhetore dhe që mund të dëmtojnë kësisoj buxhetin e shtetit të Kosovës në rast të prezencës së ndihmës shtetërore të palejuar.

Rekomandimi i dytë është që Departamenti i Ndihmës Shtetërore (DNSH), përveç dërgimit të njoftimeve tek institucionet ku kërkon që të prezantohen skemat apo ndihmat individuale që ato akordojnë, duhet të marr iniciativën njëanshëm, sipas asaj çfarë i lejon ligji, të vlerësojë projekte në të cilat supozohet të ketë prezencë të ndihmës shtetërore të palejuar.

Ndërsa rekomandimi i tretë është që Departamenti i Ndihmës Shtetërore dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërore duhet t’i japin prioritet vlerësimit të projektit të “Kosovës së Re”, dhe duhet të kërkojnë asistencë teknike edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë për vlerësimin e këtij projekti.

Të ngjashme