Kërkohet vetëdijesim nga qytetarët për mbrojtjen e ambientit

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 13:33 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “The Ideas Partnership”,  lansuan sot webfaqen “Faqet e Gjelbëra” , e krijuar nga katër studentë të Universitetit të Utrecht-it në Holandë.

Lansimi i programit të sotëm ka të bëjë me një doracak ose udhëzues,  i cili do t’a njoftojë qytetarët aktivë se si ta mbrojmë mjedisin.

Blerim Azizi, nga UNV,  tha se Kosova nuk ka nivel të kënaqshëm të ajrit të pastër, deri sa edhe pati një mesazh për qytetarinë aktive në Kosovë.

“Mjedisi në Kosovë është një sfidë e madhe për vendin ku jetojmë dhe kjo vërtetohet  nga ndotja e hatashme e ajrit e cila ndikon në shëndetin e fëmijëve dhe më gjerë. Adresimi dhe mbrojtja e mjedisit kërkon angazhim gjithëpërfshirës, si institucional ashtu edhe qytetar. Kjo iniciativë si sot kontribuon në vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit”, ka thënë Azizi.

Ndërsa,  Elizabeth Gowing, nga “The Ideas Partnership”, nga  tregoi eksperiencën e saj rreth eksplorimit në natyrën e shtetit të Kosovës, duke thënë se Kosova ka një ambient tejet të bukur. Ajo e cila ia prish imazhin asaj, SIPAS Gowing,  është pakujdesia e qytetarëve të cilët nuk janë mirë të njoftuar për rëndësinë e një ambienti të pastër.

“Është kënaqësi te jemi në Kosovë sot. Është e prekshme situata e ambientit në Kosovë, edhe pse Kosova ka shumë bukuri natyrore. Dhe, kjo është nxitje që  të jem sot unë këtu. E, mbështes këtë program,  pasi që duam të kemi ndikim tek qytetarët e Kosovës se si ta ruajmë ambientin”, ka thënë ajo.

“Ne sot po prezantojmë programin e gjelbër, e kemi emëruar kështu pasi që ne Kosovën e shohim si një shtyllë mjaftë kryesore për ta zhvilluar këtë program këtu, pasi që Kosova ka shumë vende të cilat ia vlen të vizitohen për bukuritë e tyre. Ajo që më ka bërë përshtypje nga çdo vend që kam vizituar në Kosovë, është mosnjohja e tyre ose mungesa e informatës në lidhje me reciklimin, si dhe përdorimin e plastikës. Në Kosovë pothuajse në çdo hapësirë ka shishe plastike dhe kjo është për tu shqetësuar”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Kjo organizatë është e fokusuar në edukimin e grupeve të margjinalizuara,  me fokus të veçantë gratë dhe vajzave, për luftimin anfalbetizmit dhe për ndihmë mjekësore.

 

Të ngjashme