Kërkohet vetëdijesim për të drejtën dhe rolin e gruas në shoqëri

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 10:49 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kombëtar Demokratik ka organizuar ngjarjen vjetore “Java e Grave”, ku morën pjesë ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Pavarësisht largimit të disa tabuve që kanë ekzistuar në shoqërinë kosovare, Haradinaj tha se ajo çka e preokupon atë është mos respektimi i femrave në të drejtën e tyre në pronë.

Sipas tij edhe pse kjo ekziston me ligj, gratë nuk respektohen në këtë aspekt.

“Edhe një herë shpreh kënaqësinë dhe i bashkohem angazhimit të grave në një organizim të tillë. E falënderoj Kosnett dëshiroj që t’i respektoj edhe zonjat urime për javën e gruas në Kosovë. Edhe unë jam rrit duke dëgjuar temën e përfaqësimit të femrës më kujtohet si sot koha e shkuar kujdes të posaçme i kushtohet femrës. Në fillim na u duk e çuditshme, por pas një pune të përbashkët u kthye në normë. Bindja që duhet të përkrahet femra shpresoj që të gjitha partitë politike duhet ta përkrahin. Një tabu është në shoqëri, ajo e trashëgimisë në jetën e përditshme p.sh ka qenë vështirë krijimi i Qeverisë, por  tash kemi dy ministre femra. Ju uroj një javë të suksesshme dhe shpresoj qe kjo jave të mundësoj ngritjen e vetëdijesimit për gratë”, tha Haradinaj.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, tha se me një çështje të tillë për mosbarazi gjinore ende përballet edhe Amerika dhe se Kosova nuk është vendi i vetëm.

“E dijë se disa prej juve mendoji se pse një burrë është përfaqësueses këtu. Më lumturon fakti që shoh burra në këtë sallë qe mbështesin fuqizimin e grave.  Edhe në Kosovë ka shembuj pozitiv. Besnik Leca, është trajtuar me mirë se motrat e tij vetëm se është djalë, dhe tani ai punon qe t’i kthej burrat në aleat, dhe për tu dhënë fund përkushtimit të grave. Amerika edhe pas dy shekujve të lirisë po përballet për barazinë gjinore tek gratë. Kosova nuk është vendi i vetëm që përballet me këto çështje, kjo është një çështje shumë e gjerë. Kjo temë përshtatët mirë me temën e kosovarëve, për ta përmbushur demokracinë përfaqësuese. Kosova sot nuk është e plotë sepse 50 e popullatës pengohet në aspektin shoqërorë. Ndryshimi është i mundshëm, përkundër sfidave, gratë në Kosovë po mundohen shumë”, ka thënë ai, raporton EO.

Ambasadori nuk la pa përmendur edhe 3 figura që sipas tij janë shembuj si përkushtim i grave. Sipas tij ato ishin. Ish- Presidentja Atifete Jahjaga, Majlinda Kelmendi dhe Era Istrefi.

“Majlinda Kelmendi, Rita Ora dhe Atifete Jahjaga janë shembuj të mirë. Gratë po avancojnë në polici, në 2016 është rritë nga 3 për qind në 16 për qind”, ka thënë Kosnett.

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Donikë Dobruna, u shpreh e lumtur me angazhimin e saj. Duke përmendur sundimin e ligjit në Kosovë, tha se ai duhet të jetë më efikas dhe i pavarur.

“Për të ndërtuar një shtet demokratik duhet të sundon ligji. Përveç ligjshmërisë shërben edhe në barazi gjinore, duhet të jetë i pavarur vetëm në këtë mënyrë ne do të arrijmë ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione”, tha ajo.

“Java e Grave” është një ngjarje multietnike, në nivel vendi, e cila mbledh 100 gra dhe 30 burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, mediet dhe qarqet akademike.

Të ngjashme