Kërkoi ndihmë për shkak të helmimit, policia e trajton të dyshimtë vdekjen e një deçanasi

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Të hënën ndërroi jetë një person nga fshati Prilepi Deçanit.

Mësohet se i njëjti ishte duke u trajtuar gjatë të dielës për helmimin që dyshohet të jetë shkaktuar nga uji në Deçan.

Vdekja e këtij qytetari po konsiderohet si e dyshimtë, andaj trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është informuar se në fshatin Prilep-Deçan një person e ka gjendjen e rëndë shëndetësore, pasi ka shkuar në atë lokacion personi i sëmurë me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe rreth orës 21:00, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij”, tha ai.

Sipas Rugovës, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme