Kërqeli: Kosovarët nuk e pëlqejnë punën vullnetare

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 08:41 | Nga

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sot Panairin e Vullnetarëve, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, i cili implementohet në bashkëpunim me George Uilliam Youth Association (GËY) dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Ajete Kërqeli menaxhere e projektit nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka thënë se ideja e këtij organizimi që është rritja e interesimit për punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar në Kosovë.

“Pavarësisht kohës ne kemi arritur të regjistrojmë 40 organizata pjesëmarrëse. Ne synojmë me ketë të rrisim interesimin për punë vullnetare, jo vetëm për të rinjtë por për të gjitha moshat”, ka thënë ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë, në Radio Televizion e Kosovës (RTK).

“Në po synojmë edhe një përvojë të punës vullnetare, të krijojmë një kulturë të vullnetarizmit, jo vetëm për një ditë kur kemi aksion, pr atë kemi në vazhdimësi”, ka thënë ajo.

Sipas saj të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen për së afërmi me organizata rekrutuese në panair, si dhe të marrin këshilla për orientim në karrierë. “Personat që i ndajnë një ose dy orë në javë për punë vullnetare do të ndjehen më mirë. Panairi do të mbahet më 28 shkurt 2017, nga ora 11:00 deri në 16:00, në Teatrin Oda, Prishtinë”, ka thënë ajo.

Kërqeli, ka ftuar të gjithë ata që dëshirojmë të shohin punën e tyre të vijën sot në këtë panair. “Është hera e parë që po organizojmë këtë panair dhe për këtë e kemi lënë një ditë. Do të shohim si shkon ky panair”, ka theksuar ajo. Sipas saj në Kosovë, është një përqindje shumë e vogël që merret me punë vullnetare. “Ne synojmë me këtë që të rrisim vetëdijen për punën vullnetare me bazë në komunitet”, ka thënë ajo.

Ndryshe këto janë disa nga organizatat pjesëmarrëse panair: Career Development Center, University of Prishtina, GAIA, YMCA, Syri i Vizionit, Childproof, The Ideas Partnership, Young Active Gracanica, IPEDU, Global Shapers Prishtina, Center for Social and Cultural Development – KAND, Education Comes First, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE, PRAM, Engineers Without Borders, Center for Education and Development “The Future”, Perspektiva Pro Evropiane “PPE”, Kuvendi i të Rinjëve të Prizrenit, Center for Education and Training Prizren, OJQ Dita, Development Society Progress, OJQ Zana MC Hammers dhe Centar for Tolerance and Integration Pec, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme