Këshilli Drejtues shkarkon nga detyra rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj është shkarkuar sot nga detyra e tij.

Përmes një njoftimi në faqen e Universitetit, është bërë e ditur se Këshilli Drejtues e ka shkarkuar rektorin Temaj përmes votimit të fshehtë.

Sipas njoftimit, Temaj është shkarkuar me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim.

“Në mbledhjen e mbajtur më 06.07.2021, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhet në njoftim.

Temaj ishte emëruar në pozitën e rektorit në në mbledhjen e mbajtur më 14.05.2019 me votim unanim të anëtarëve prezentë (gjashtë vota) të Këshillit Drejtues.

Të ngjashme