KGjK-ja dhe GIZ-i me marrëveshje për zbatimin e projekteve për bashkëpunim teknik

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 14:56 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe GIZ-i kanë nënshkruar marrëveshje për zbatimin e projekteve për bashkëpunim teknik, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Skender Çoçaj, u shpreh falënderues ndaj organizatës gjermane GIZ që po i përkrahë dhe që ka dhënë mbështetje të vazhdueshme në projekte të ndryshme.

“Kjo marrëveshje tregon që ju po vazhdoni të na përkrahni për çka ju jemi shumë mirënjohës. GIZ-i  për ne e ka dhënë një kontribut të madh, ne kemi parë shumë projekte që GIZ-i i ka mbështetur”, tha ai.

Drejtori i GIZ-it në Kosovë David Oberhuber, tha se janë duke u  koncentruar në funksionimin e procesit të brendshëm në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe strukturat tjera.

“Jam i gatshëm që të bashkëpunojmë siç e ceket edhe ju. Një nga qëllimet kryesore është bashkëpunimi duke u koncentruar në funksionin në procesin e brendshëm në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe gjithandej strukturës së drejtësisë. Të formohet edhe një grup i vullnetit të mirë në drejtësi dhe mendoj se pajtoheni edhe ju që të shkojmë në drejtim të kësaj fushe”, tha ai , raporton EO.

Të ngjashme