Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës u bënë thirrje gazetarëve të raportojnë nga burime kredibile lidhur me Coronavirusin

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës u bënë thirrje gazetarëve të raportojnë nga burime kredibile lidhur me Coronavirusin

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës u ka bërë thirrje mediave që të raportojnë duke u mbështetur vetëm në burime kredibile, dhe të mos manipulojnë me raportime të thirrue në “burime të besueshme”

“Tani më kur Koronavirus COVID-19 u shpall edhe si pandemi nga OBSh-ja, në ballë të kësaj

lufte kudo në botë qëndrojnë mjekët dhe eksepertët e tjerë të kësaj fushe, por një rol shumë të

rëndësishëm e kanë edhe mediat.

Sa i përket mediave në Kosovë, asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e nevojshme që ato të

respektojnë parimet e etikës së gazetarisë. Raportimi i së vërtetës duke u mbështetur vetëm në

burime kredibile siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i

Shëndetësisë Publike, dhe burimeve të Qeverisë së Kosovës duhet të jenë bazament për

raportim profesional dhe kundër të pavërtetave.

Ne Kosovë ndonëse deri më sot nuk është konfirmuar asnjë rast i Koronavirus COVID-19, disa

portale të lajmeve duke manipuluar me “burime të besueshme”, në të vërtetë nuk janë burime

por prodhues të panikut. Fatkeqësisht disa media tjera me verbësi profesionale i përcollën këto

lajme të rreme duke llogaritur në senzacionalizëm dhe klikime joreale.

Meqë jemi në fillim të kësaj lufte kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe ato online që

të ngrisin profesionalizmin në nivelin më të lartë të mundshëm duke zbatuar të gjitha rregullat

e gazetarisë profesionale.

Kërkojmë nga mediat të mbështeten vetëm në burime zyrtare dhe të raportojnë me përgjegjësi

të madhe, duke mos u dhënë hapësirë individëve të caktuar që edhe në këtë situatë pandemike

nuk e kanë parsysh nevojën e opinionit publik për të kuptuar të vërtetën.

Vetëm bashkëpunimi i ndërsjelltë i profesionistëve të mjeksisë dhe mediave kredibile mund të

paraqesin digën kryesore ndaj kësaj të keqeje që ka kapluar botën”.

Të ngjashme