Këshilli Komunal për Siguri me disa rekomandime rreth sigurisë për sezonin veror

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e rregullt të KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi), që u mbajt sot e të cilin e udhëhoqi zn. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës, në mes tjerash u diskutua edhe për këto pika të rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantet; 3. Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm; 4. Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror dhe nën 5. Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe dasmave;

Pas diskutimeve të bëra nga të prnishmit u dhanë edhe rekomandimet të cilat janë: për pikën e dytë u tha që të pritet vendimi nga Ministria e Arsimit si dhe Qeveria e vendit, se a do të lejohet mbajtja e matures apo jo, për pikën 3, u tha se duhet që të shtohet numri i patrullimeve nga ana e policisë, kurse për pikën 4 rekomandimi ishte të shtohet numri i zjarrfikësve, të jepet apel për kujdesje ndaj zjarrevedhe të lajmërohen pishinat që në raste emergjente të furnizohen zjarrefikësit me ujë.

Ndërkaq për pikën e fundit u dha rekomandimi që të lirohet rruga e sheshit të qytetit për lëvizje në të dyja drejtimet, si dhe të respektohen vendimet që do të sjell qeveria pas dates 15 Qershor.

Të ngjashme