Këshillit për Trashëgimi Kulturore nuk iu kërkua asnjëherë që Lahuta të futet në listën e mbrojtjes

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka  prezantuar sot “Raportin për projektet e investuara në trashëgimi kulturore nga MKRS-ja, për vitet 2008-2018”.

Në këtë prezantim u tha se fusha e trashëgimisë po përballet me vështirësi të shumta.

Për këto vite (2008-2018) buxheti i ndarë për këtë fushë ka qenë mbi 20 milionë euro.

Aty u tha se asnjë projekt nuk ka ardhur në këtë Këshill për vlerësim, e që kjo mbetët shqetësim dhe problematikë që po e përcjell Këshillin tash e 10 vjet, raporton Ekonomia Online.

Isuf Koci, Udhëheqës ekzekutiv i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, tha se problematikë dhe shqetësim mbetet mossjellja për vlerësim në Këshill, e projekteve të trashëgimisë kulturore ngase siç tha ai projektet e trashëgimisë kulturore në bazë të ligjit për trashëgimi kulturore, autoritet të  vetëm  e kanë Këshillin, i cili është përgjegjës për vlerësimin e projekteve.

“Mbi 20 milionë euro janë ndarë buxhet për trashëgiminë kulturore për vitin 2008-2018. Deri më sot asnjë projekt nuk ka ardhur në Këshill për vlerësim, ky është shqetësim dhe problematikë që vazhdon sot e 10 vite”, tha ai , raporton Ekonomia Online.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ismajl Kurteshi, përmendi  neglizhencën e institucioneve të Kosovës për të mos mbrojtur lahutën si instrument tradicional i Kosovës.

“Regjistrimi i instrumentit tradicional Lahutës në Unesco, si instrument i Serbisë u bë për shkak të neglizhencës të institucioneve, këtë rast të MKRS-së, ka ndodhë që të grabitet nga Serbia dhe do të ketë punë të kthehen aty ku duhet.  Përkundër punëve e sukseseve që e kanë përcjellë këtë fushë, janë shpenzuar mbi 20 milionë euro dhe gjatë restaurimit dhe projekteve nuk përcjelljet puna dhe ka të meta. Ne kemi trashëgimi kulturore me të cilën duhet të mburremi, por duhet ta trajtojmë dhe ta ruajmë ashtu siç duhet”, tha Kurteshi.

E , prezantimin e këtij raporti e bëri Arsim Havolli,  zyrtar i lartë për Trashëgimi Arkeologjike.

AI tha se ku raport është i ndarë në tre kapituj që kanë të bëjnë me projekte kapitale, ku përfshihen të gjitha kategoritë e trashëgimisë kulturore.

“Për periudhën 2008-2018 janë ndarë mbi 20 milionë euro, një ndër to kanë qenë edhe mjetet për kthimin e thesarit arkeologjik nga Serbia, por që nuk ka pasur veprime konkrete.  Trashëgimia arkeologjike, parat kanë shkuar për gërmime arkeologjike, për këto projekte nuk është ditë çfarë destinimi kanë. Ndarjet në bazë të lokaliteteve, shumicën e mjeteve e ka marrë kalaja e Prizrenit pasur nga kalaja e Ulpianës. Kalaja e Prizrenit, në aspektin e qasjes është e vështirë se deri më tani nuk është bërë qasja përmes një lifti, gjendja e këtij aseti ka filluar të përmirësohet”, tha ai, raporton EO.

Kreshnik Bajraktari, udhëheqës i divizionit për trashëgimi shpirtërore, ka folur për trashëgiminë shpirtërore për të cilën tha se kjo kategori është e lënë pas dore.

“Kjo kategori ka qenë e lënë pas dore dhe deri në vitin 2015-të nuk ka figuruar asnjë element në listën e mbrojtjes së përkohshme të hartuar nga ministria.  Kemi pasuri të trashëgimisë shpirtërore, psh, “Eposi i Kreshnikëve”, si rasti i fundit për të cilin po vajtojmë të gjithë dhe për të cilin kanë përgjegjësi të gjitha institucionet ngase nuk e kanë trajtuar në nivelin meritor. Ky element nuk ka ardhur në Këshill për tu vlerësuar ose për tu shpallur në mbrojte të përhershme”, ka thënë Bjaraktari .

Ai tha se shumë instrumente shpirtërore nuk janë në listën e mbrojtjes.

“ Kemi projekte të paspecifikuara, nuk ka destinim të mjeteve. Kthimi i thesarit arkeologjik nga Serbia, janë ndarë mjete por nuk ka ndonjë veprim konkret ose rezultat në këtë drejtim”, shtoi ai.

Të ngjashme