Këshilltari i Kadri Veselit: AAK-në e ka tranu pushteti

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Blerim Latifi, këshilltar i Kryeparlamentarit Kadri Veseli ka drejtuar akuza të rënda drejt partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, duke shkruar se i “ka tranu” pushtetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka thënë se simptomë e parë për këtë është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë.

“Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është rradha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Pra politika s’qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish. Tjetri çohet e pa ju dridhë çerpiku thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake”, ka shkruar ai.

Latifi ka vazhduar tutje duke thënë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit.

“Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit. Një tjetër thotë se po të ishte në dorën e tij sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Që do të thotë se kemi ardhë deri aty sa edhe mikun, që ta thotë të vërtetën, me shpallë armik të shtetit. Një tjetër… S’po vazhdoj më tutje, se janë shumë.  Kryeministër a je kun? Afroj pak mashkujt se janë duke ta marrë ftyrën ty, e tanë Kosovës”, ka përfunduar këshilltari i Veselit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme