Këshilltari i Vjosa Osmanit: Së shpejti shqiptarët e Luginës mund të marrin shtetësinë e Kosovës

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Artan Murati, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në ditët e fundit të vitit që lamë pas, ka miratuar një koncept-dokument për Shtetësinë, prej të cilit do të dalë Ligji i ri për Shtetësinë.

Me anë të këtij ligji, shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’u mundësohet pajisja me shtetësi të Republikës së Kosovës.

Kushti të cilin duhet ta plotësojnë shqiptarët e Kosovës Lindore është qëndrimi në Kosovë të paktën pesë vjet.

Krejt në fund, Murati premtoi se shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë.

Të ngjashme